Slider

Përfitimet për Procedurën e Asistuar

  • Kryerje të veprimeve përgatitore, përgatitje të dokumenteve dhe aplikim administrativ me procedurë të përshpejtuar nga agjenti asistues.
  • Trajtim me prioritet të përgatitjes së dokumentacionit, dhënies së mendimeve apo ndjekjen e procedurave, për përgatitjen dhe realizimin e investimit strategjik.
  • Konsolidim të tokës.
  • Programe mbështetëse.
  • Mbështetje me infrastrukturë ndihmëse.
  • Vënie në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore për zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, sipas legjislacionit në fuqi.

Përfitimet për Procedurën e Veçantë

  • Shpronësimin e pasurive të paluajtshme, pronë private, për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike.
  • Miratimin nga ana e Kuvendit, kur bëhet vlerësimi nga Këshilli i Ministrave, për kontratat përkatëse të investimit strategjik, me kërkesë të investitorit strategjik për të rritur sigurinë e marrëdhënies juridike të rregulluar përmes tij dhe shtetit shqiptar.