Slider

Guida për Eksport

 

Eksporti është një mundësi biznesi, të cilën kompanitë shqiptare mund ta zgjerojnë e ta zhvillojnë më tej.

Në mënyrë të veçantë, kjo është e rëndësishme për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, (NVM-të), të cilat shpesh herë edhe për shkak të mungesës së informacionit, nuk e kanë të lehtë të hyjnë në tregjet e huaja.

Ky udhëzues është hartuar me synimin për të ndihmuar në mënyrë të veçantë eksportuesit e rinj e të papërvojë, për t’u dhënë atyre informacionin e duhur e për t’i përgatitur për eksport.

Si rrjedhojë, ky udhëzues është më tepër i orientuar nga praktika dhe u ofron eksportuesve më shumë informacion për të zgjidhur problemet e tyre të përditshme të eksportit.

Për më tepër shfletoni guidën në linkun e mëposhtëm:

Guida e Eksporteve PDF, AIDA