Transformimi Digjital i NVM-ve - Cikël i 3 seminareve

|
  • Evente për NVM

AIDA informon se ekipi i BERZH për “Këshilla për Bizneset e Vogla”, në partneritet me Shoqatën Shqiptare të TIK (AITA) dhe Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në tre workshopet online, të cilët kanë si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të NVM-ve mbi përfitimet e transformimit digjital të operacioneve të biznesit.

Datë: 29 qershor, 6 dhe 14 korrik, ora: 10.00 – 12.00

Objektivi i këtij aktiviteti është rritja e ndërgjegjësimit të NVM-ve shqiptare për rëndësinë dhe përfitimet e transformimit digjital për zhvillimin e tyre dhe forcimin e konkurrencës, qëndrueshmërisë dhe inovacionit.
Zbatimi i sesioneve online do të synojë shpërndarjen e informacionit në lidhje me zgjidhjet, shërbimet e konsulencës në dispozicion si dhe mbështetja që u ofrohet NVM-ve në transformimin digjital.

Për t’u regjistruar në webinarin e parë (29 qershor), konfirmoni pjesëmarrjen brenda datës 28 qershor në linkun:
https://us02web.zoom.us/webinar/register/WN_GK3i5_M3SNCqj5Qd4lBDYw?fbclid=IwAR3fgxnpznqP3K-MDpwCfDmfqSMpd78juurz0qwZrZPR83NNpK7AFpznLXM