Lançohet Instrumenti Këshillimor i GIZ-“CoSolve-19”, dedikuar bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme shqiptare
- Lajme për NVM
AIDA ju informon se GIZ ka lançuar Instrumentin Këshillimor- “CoSolve-19”.
Qeveria gjermane dhe ajo shqiptare kanë ngritur këtë instrument këshillimor për të zbutur pasojat e krizës së Covid-19.
Kjo nismë e përbashkët, do t’u ofrojë Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) këshillim dhe trajnime, sipas nevojave të tyre, për t’i përkrahur që të përshtaten me situatën e re të shkaktuar nga pandemia.
Linjat sektoriale, që do të përfitojnë nga “CoSolve-19”, janë si në vijim:
Turizëm: NMVM akomodimi (hotele, agroturizëm, bujtina, kampingje), operatorë turistikë të regjistruar dhe guida turistike, objekte shërbimi (bare & restorante në zonat rurale që ofrojnë aktivitete turistike).
Bujqësi: Fermerë individualë (me NIPT aktiv fermeri), shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, NMVM-të që ushtrojnë aktivitetin e tyre në prodhimin, grumbullimin, përpunimin, marketimin dhe shitjen e produkteve bujqësore.
Të tjerë: NMVM-të që janë prodhues të tekstileve dhe veshjeve, lëkurës dhe këpucëve, biznese të artizanatit, ofrues të shërbimeve etj., si dhe biznese të tjera që janë dëmtuar si pasojë e Covid 19.
Për të aplikuar dhe përfituar nga ky instrument, si dhe për informacione më të detajuara, vizitoni faqen: https://cosolve19.al/
Afati i aplikimeve deri më 7 prill 2021.
Videon e lançimit e gjeni në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=FnjHFbBhWes
Për më shumë, kontaktoni:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.;