Përmet - Dhoma Ekonomike e Gruas
|
- Lajme për NVM
Dhoma Ekonomike e Gruas zhvilloi në qytetin e Përmetit aktivitetin me temë: “Fuqizimi i Gruas Sipërmarrëse në Ekonomi dhe Vendimmarrje”.
Ky aktivitet mblodhi bashkë përfaqësuese gra të bizneseve të qytetit të Përmetit, për të diskutuar mbi fuqizimin e pozitës së gruas për të bërë biznes, si dhe krijimin e mundësive për financim.
Në këtë aktivitet ishin të ftuar edhe përfaqësues të AIDA-s dhe EEN-Albania, ku mbajtën një prezantim mbi shërbimet dhe mundësitë që AIDA dhe EEN-Albania ofrojnë për gratë sipërmarrëse që duan të zhvillohen në tregje të reja, të përmirësojnë konkurrencën, të zhvillojnë inovacionin dhe të rrisin konkurrueshmërinë në tregun Evropian e më gjerë