Durres- Vizitë Door to Door në ambjentin e biznesit Keli Albania | Përfituesi I Fondit të Konkurrueshmërisë për konsulencë dhe certifikim

|
  • Lajme për NVM

Stafi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një vizitë pranë ambienteve të biznesit Keli Albania.

Keli Albania operon në treg që prej vitit 2013 në sektorin e prodhimit të duraluminit. Produktet kryesore që kompania prodhon janë: dyer dhe dritare plastike, dyer dhe dritare alumin termik, qepena alumini, grila taparel dhe grila persiane.

Në vitin 2019 subjekti ka përfituar nga Fondi i Konkurrueshmërisë i AIDA-s, të cilin e ka përdorur për konsulencë dhe certifikim ISO.

Përfitimi i grantit e ka ndihmuar biznesin të jetë më konkurrues në treg, duke rritur cilësinë e prodhimit dhe lidhjen e kontratave të reja për eksport.

U shpjegua se si rrjeti Enterprise Europe Network - Albania mund t’i përgjigjet nevojave të subjektit, për të bërë identifikimin e partnerëve të rinj ndërkombëtarë me qëllim eksportin.