AIDA vijon nismën AfterCare ~Vizitë në “Flower Hotel & Spa, biznes në sektorin e turizmit
- Lajme për NVM
AIDA, si pjesë të nismës dhe shërbimeve AfterCare, vijon takimet e drejtpërdrejta me sipërmarrjen në qytetin e Kavajës, me vizitën e radhës në “Flower Hotel & Spa”, një biznes që operon prej 2016 në sektorin e turizmit.
Ky investim në bregdetin e Golemit, një shembull suksesi në Shqipëri, është në proces e sipër për një riinvestim në po të njëjtën zonë dhe nën siglën “Flower Hotel & Spa”.
Qëllimi i vizitës lidhet me krijimin e bashkëpunimeve që kanë në fokus trajtimin e disa çështjeve, si: ndikimi i Covid-19 ndaj biznesit, planet e zhvillimit, lehtësimi i bashkëveprimit me autoritetet vendore në ndihmë të punësimit, shfrytëzimi i resurseve lokale, si dhe diskutimi i nevojave të ndryshme të biznesit.
AIDA në kooperim me qeverisjen vendore po ndjek problematikat e shprehura nga biznesi, me synimin për të përmirësuar shërbimin e transportit publik në këtë zonë.
Subjekti shprehu disponueshmërinë për të vazhduar më tej marrjen e nxënësve me arsim dhe formim profesional për praktika mësimore, sipas kurrikulave përkatëse.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve në këtë takim u përfaqësua nga ekipi i Sektorit të Investimeve & AfterCare.
-
-
Lajme për NVM
Platforma e AIDA-s - Business to Business (B2B)