Shërbimi AfterCare pranë AIDA-s zhvilloi një vizitë në biznesin “Saint-Gobain”, në Vorë

|
  • Lajme për NVM

Pas përmbylljes së vizitave të realizuara në bashkinë e Kavajës, në kuadër të projektit të ndërmarrë në partneritet me GIZ për zhvillimin e shërbimeve AfterCare, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, e përfaqësuar nga Sektori i

Investime dhe AfterCare, ka nisur vizitat në disa biznese në bashkinë Vorë.

Vizita e parë u zhvillua në kompaninë franceze "Saint-Gobain", e cila ushtron aktivitetin në sektorin e ndërtimit prej qershorit të vitit 2016 pasi bleu fabrikën ‘Ital–Col’.

Portofoli i ‘Saint-Gobain’ përfshin të gjithë materialet e ndërtimit. Kompania ka sjellë në tregun shqiptar një nga korporatat më të mëdha në botë, me histori 360 vjeçare dhe ekspertizë ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Qëllimi i vizitës lidhet me krijimin e një ure bashkëpunimi, duke pasur në fokus disa tematika, si: impakti i Covid-19 ndaj biznesit, lehtësimi i raportit me qeverisjen vendore, gjithashtu edhe diskutimi i nevojave dhe vështirësive të ndryshme.

AIDA vijon me ndjekjen e problematikave dhe përcjelljen në institucionet përgjegjëse, me synimin e përmbushjes së objektivit kryesor të këtij projekti, krijimin e një klime të favorshme për rritjen dhe zgjerimin e investimeve në nivel vendor.