Vizita e Zv/Ministres së Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut,në pavijonin e Shqipërisë në Expo 2020 Dubai
|
- Lajme
Pavijoni i Shqipërisë në Expo 2020 Dubai u vizitua nga Zv/Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Znj. Fatmire Isaki.
Gjatë vizitës, ministrja Isaki dhe stafi nga i cili shoqërohej, u njohën me konceptin e pavijonit të Shqipërisë në panairin botëror Expo 2020 Dubai, përmbajtjen e pavijonit, prioritetet dhe organizimin e ardhshëm të eventeve.