Pavijoni i Shqipërisë në Expo 2020 Dubai vizitohet nga Ministrja për Zhvillimin e Komunitetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesia e saj Hessa Bint Essa Buhumaid.

|
  • Lajme
Ditën e sotme, pavijoni i Shqipërisë në Expo 2020 Dubai u vizitua nga Ministrja për Zhvillimin e Komunitetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesia e saj Hessa Bint Essa Buhumaid.
 
Gjatë vizitës, Shkëlqesia e saj u njoh me konceptin e pavijonit të Shqipërisë në panairin botëror Expo 2020 Dubai, në të cilin vendi ynë prezanton dhe promovon Shqipërinë si një destinacion i veçantë dhe i qëndrueshëm turistik, por edhe si një partner i besuar tregtar dhe i investimeve të huaja në një sërë sektorësh të rëndësishëm për vendin si energjia, turizmi, infrastruktura, bujqësia.
 
Shkëlqesia e saj shprehu vlerësimet për pavijonin dhe Shqipërinë si një vend me pozicion strategjik të favorshëm, potencial zhvillimi në disa sektorë dhe me natyrë, kulturë dhe traditë të pasur.