Platforma Digital Tirana

|
  • Lajme
Digital Tirana është një iniciativë e ndërmarrë nga Drejtoria e Inovacionit, pjesë integrale e Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave në Bashkinë e Tiranës. Digital Tirana është një pikë aksesi për të njohur më shumë mbi dinamikat e ekosistemit të sipërmarrjes dhe inovacionit.
 
Kjo platformë sjell së bashku një sërë elementësh të sektorëve privat dhe publikë për të mbështetur startup-et, sipërmarrësit, aktorë të ekosistemit si dhe për të dhënë një informacion gjithëpërfshirës për nomadët digjitalë.
 
Platforma më e re Digital Tirana, përfshin të gjithë aktorët e ekosistemit në një faqe informative të vetme, ku Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) është pjesë e saj. Nëse do të njohësh më shumë mbi sipërmarrjen, networking, eventet, aktorët dhe mentorët e ekosistemit, mund t’i gjesh në Digital Tirana.