AIDA pjesë e panairit Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimit dhe Përpunimit “Ditët e Bujqësisë 2022”, Lushnje

|
  • Lajme
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 19-21 Maj 2022, do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimit dhe Përpunimit “Ditët e Bujqësisë 2022”, në Lushnje.
 
AIDA do të jetë pjesëmarrëse në panair me një stendë, me qëllim promovimin e sektorit dhe produkteve Made in Albania, ofrimin e asistencës dhe informacionit mbi sektorin për bizneset dhe palët të interesuara, si dhe organizimin e takimeve për bashkëpunim dhe partneritet mes bizneseve pjesëmarrëse.
 
Në këtë panair të organizuar nga Iceberg Exhibitions me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, do të marrin pjesë agrobiznese dhe aktorë të rëndësishëm të sektorit nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa.
 
Qëllimi kryesor i panairit është krijimi i një platforme komunikimi për sipërmarrjet me qëllim sigurimin e informacionit mbi tendencat e reja dhe zhvillimet tekonologjike të sektorit, nxitjen e partneriteteve të reja, rritjen e forcimin e bashkëpunimeve mes bizneseve dhe institucioneve në sektorin e bujqësisë.
 
Gjatë tre ditëve të panairit, do të organizohen aktivitete si: konferenca, workshop-e, etj., me synimin për të përcjellë informacione të rëndësishme mbi programet e mbështetjes së qeverisë për bujqësinë, eksportin e produkteve bujqësore, standartet e sigurisë ushqimore dhe gjithashtu, për të vënë theksin tek inovacioni teknologjik në bujqësi si një ndër avantazhet kryesore të së ardhmes së afërt.
 
Panairi do të shërbejë si një mundësi për të gjithë agrobizneset që të krijojnë kontakte me blerës, bashkëpuntorë ndërkombëtarë dhe vendas apo ekspertë të sektorit, por edhe të njihen me teknologjitë më të fundit që ju duhen për të zhvilluar biznesin.
 
AIDA, fton të gjithë të interesuarit të vizitojnë panairin “Ditët e Bujqësise 2022” dhe për më shumë informacion kontaktoni në adresën e e-mailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose vizitoni faqen zyrtare: https://www.icebergexhibitions.com/.