AIDA, pjesë e panelit në workshop-in me temë “Mundësitë e investimit në Shqipëri nga vendet e Rajonit Adriatiko-Jonian”

|
  • Lajme
Më datë 16 maj, përfaqësues nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ishin pjesë e panelit në workshop-in e organizuar në kuadër të Forumit të 7-të të Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR).
 
Qëllimi i workshop-it ishte prezantimi i mundësive për investim në Shqipëri nga vendet e rajonit Adriatiko-Jonian. AIDA theksoi klimën e favorshme të biznesit që Shqipëria ofron për investitorët e huaj dhe prezantoi para të ftuarve sektorët strategjike, si dhe incentivat e parashikuara nga ligji, me synim tërheqjen e investimeve në Shqipëri nga vendet e rajonit.