Stafi i AIDA-s dhe SIPPO-s vizitoi kompaninë “Çibuku sh.p.k”
|
- Lajme
BIOFACH 2022, është një nga panairet më të mëdha në botë për ushqimet organike, bimët aromatike dhe medicinale që do të mbahet në Nuremberg, Gjermani, në datat 26 – 29 korrik 2022.
Shqipëria do të marrë pjesë në panair me pavijonin e saj të organizuar nga AIDA me mbështetjen e SIPPO Albania.
Stafi i AIDA-s dhe SIPPO-s vizitoi kompaninë “Çibuku sh.p.k” duke vazhduar misionin për zgjerimin në tregje të huaja të kompanive shqiptare në Sektorin e Bimëve Medicinale & Aromatike.
“Çibuku sh.p.k” është lider në grumbullimin, përzgjedhjen, pastrimin, përpunimin dhe import-eksportin e bimëve aromatike-mjekësore, si dhe derivateve të tyre, me 120 pika grumbullimi në të gjithë Shqipërinë.
Kompania do të jetë pjesë e Pavijonit të Shqipërisë për herë të parë në panairin BIOFACH 2022.