Stafi i AIDA-s dhe SIPPO-s vizitoi kompaninë “Vasil Mama & Co”

|
  • Lajme
BIOFACH 2022, është një nga panairet më të mëdha në botë për ushqimet organike, bimët aromatike dhe medicinale që do të mbahet në Nuremberg, Gjermani, në datat 26 – 29 korrik 2022.
Shqipëria do të marrë pjesë në panair me pavijonin e saj të organizuar nga AIDA me mbështetjen e SIPPO Albania.
 
Stafi i AIDA-s dhe SIPPO-s vizitoi kompaninë “Vasil Mama & Co” duke vazhduar misionin për zgjerimin në tregje të huaja të kompanive shqiptare në Sektorin e Bimëve Medicinale & Aromatike.
 
“Vasil Mama & Co” është themeluar në vitin 2016 dhe ka filluar aktivitetin me kultivimin e bimëve medicinale aromatike organike, si dhe me mbledhjen e bimëve spontane, përpunimin dhe eksportimin e tyre.
Kompania do të jetë pjesë e Pavijonit të Shqipërisë për herë të parë në panairin BIOFACH 2022.