Çmimi Zayed për Qëndrueshmërinë 2022-2023

|
  • Lajme

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njofton se do të zhvillohet konkursi “Çmimi Zayed për Qëndrueshmërinë 2022-2023”, i cili do të finalizohet më 16 janar 2023, gjatë javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhab-it. 

Qëllimi i konkursit është të mbështesë projektet innovative mbi zhvillimin e qëndrueshëm si dhe është i orientuar në disa fusha, përkatësisht në fushën e shëndetësisë, ushqimit, energjisë, ujit dhe shkollat e mesme. 

Afati për aplikim është deri më datë 6 korrik 2022. 

Deri më 6 korrik 2022, ftohen të aplikojnë në këtë konkurs, organizatat jofitimprurëse, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe nxënësit e shkollave të mesme. Periudha gusht-nëntor 2022 do të shërbejë për vlerësimin e projekteve të paraqitura nga juria e konkursit. Fituesit e këtij konkursi do të shpërblehen me një shumë monetare, e cila do të vijë si ndihmë për realizimin e idesë/ projektit të propozuar.  

Për më shumë informacion, kriteret që duhet të përmbushin projektet që do të paraqiten sipas seksioneve përkatëse, mënyrat e aplikimit dhe detaje të tjera të konsultohet adresa: 

 https://zayedsustainabilityprize.com/en/about/zayed-sustainability-prize.