“Sektori i Turizmit” – Broshura më e re e AIDA-s

|
  • Lajme

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) publikon broshurën e re  “Sektori i Turizmit”, të cilën ju ftojmë ta shfletoni në linkun: https://aida.gov.al/sq/te-reja-publikime/publikime/1302-broshura-e-turizmit

Botimi përmban informacione të përditësuara mbi historikun e sektorit në Shqipëri, statistika të viteve të fundit, vlera e turizmit në ekonomi, kontributi në punësim, rritja dhe qëndrueshmëria e sektorit, proceset e punës, produktet dhe shërbimet, standartet dhe certifikimi dhe sfidat e sektorit.

Në këtë botim do të gjeni të pasqyruara historitë e suksesit në sektorin e Turizmit në Shqipëri, si edhe mbështetjen e dhënë nga shteti dhe AIDA për këtë sektor.