“ReBuild Ukraine 2023” 15-16 shkurt, Varshavë, Poloni

|
  • Lajme

AIDA njofton se në datat 15-16 shkurt 2023, do të organizohet Ekspozita dhe Konferenca Ndërkombëtare “ReBuild Ukraine 2023”, në Varshavë, Poloni. Kjo ekspozitë synon të bashkojë dhe paraqesë para audiencës oferta qeveritare, ndërkombëtare dhe sociale për të rivendosur dhe zhvilluar komunitetet lokale ukrainase të dëmtuara gjatë luftës. “ReBuild Ukraine 2023” do të shërbejë si një platformë, ku do të shkëmbehen informacione midis komuniteteve të biznesit dhe partnerëve potencialë, ndërgjegjësuar për mundësitë ekzistuese të investimeve në Ukrainë, tërheqjen e investitorëve për të krijuar ndërmarrje të reja dhe zhvillimin e tregtisë midis vendeve. Për më shumë informacion mbi eventin vizitoni linkun: http://pe.com.ua/en/main/ ose dergoni e-mail në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..