Nje nga kongreset më të mëdha rajonale të teknologjisë "BASIS SoftExpo 2023"

|
  • Lajme

Agjencia Shqiptare e Zhvilimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 23-26 shkurt 2023, Shoqata e Shërbimeve të Softuerit dhe Informacionit të Bangladeshit (BASIS), organi më i lartë i biznesit në sektorin TIK, do të organizojë një nga kongreset më të mëdha rajonale të teknologjisë "BASIS SoftExpo 2023".

 Qëllimi i “BASIS SoftExpo 2023”, është të shfaqë përparimin teknologjik të Bangladeshit së bashku me aspekte të ndryshme të industrisë së programeve kompjuterike të Bangladeshit, të bashkojë klientët potencialë dhe kompanitë IT/ITES në një platformë të vetme, të promovojë idetë e reja, si dhe të ndajë përvojën me audiencën globale.

Më shumë se 500,000 vizitorë pritet të vizitojnë teknologjitë dhe produktet Jatest që do të shfaqen nga më shumë se 300 ekspozues vendas dhe ndërkombëtarë gjatë eventit.

Për më shumë informacion për kompanitë e interesuara, lutem gjeni në linkun: https://softexpo.com.bd/home