AIDA dhe EUInnovation dhe organizuan një ngjarje të rëndësishme pranë ambjentet e Giz për të eksploruar mundësitë e Horizon Europe.
Ditën e sotme, Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA) dhe EUInnovation dhe organizuan një ngjarje të rëndësishme pranë ambjentet e Giz për të eksploruar mundësitë e Horizon Europe. Përfaqësues nga NVM-të e ndryshme në Shqipëri morën pjesë në këtë aktivitet për të zbuluar mundësitë dhe aplikimet për projekte ndërkombëtare.
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Znj. Laura Saro ndau ide për bashkëpunimet inovative dhe potencialin që këto programe ofrojnë për avancimin e bizneseve dhe ekonomisë shqiptare. Ajo prezantoi gjithashtu skemat e reja të granteve për vitin 2024, të cilat ofrojnë mbështetje financiare për sektorë të ndryshëm në ndihmë të NVM-ve, me mbështetje të qeverisë shqiptare.
Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin dhe për të nxitur pjesëmarrjen shqiptare në Horizon Europe!



