Ftesë për pjesëmarrje në panairin “MOMAD” IFEMA, në datat 13 – 15 Shtator 2024, Madrid, Spain

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se në datat 13 – 15 Shtator 2024, do të zhvillohet panairi “MOMAD” IFEMA, Madrid, Spain. “MOMAD” IFEMA është një nga panairet me të rëndësishme të veshjeve të modës, përsa i përket prodhimit të produkteve tekstile dhe të lëkurë-këpucës, një treg me shumë interes në Europë. Më shumë se 300 ekspozues dhe 1 (një) milion brande pritet të marrin pjesë, me një pritshmëri të vizitorëve që kap shifrën e 50,700 pjesëmarrësve.

Në vijim të promovimit të Shqipërisë, AIDA, me mbështetjen e programit Zvicerian SIPPO (https://sippo.al), po planifikon pjesëmarrjen me stendë, me prezencën e kompanive eksportuese të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve të modës, që janë në qendër të këtij panairi.

Pjesëmarrja në panairin “MOMAD” Madrid do u mundësojë kompanive shqiptare të promovojnë produktet e tyre dhe të krijojnë partneritete në tregje të reja ndërkombëtare.

Për të qënë pjesëmarrës, dërgoni shprehjen tuaj të interesit dhe një profil të kompanisë që e gjeni në linkun më poshtë, të cilin duhet ta pltësoni dhe dërgoni në adresën e e-mailit: info@aida.gov.al, deri më datë 10 Maj 2024.

Për më shumë informacion mbi panairin, vizitoni faqen zyrtare: https://www.ifema.es/en/momad,

Kompanitë e interesuara për pjesëmarrje në link-et më poshtë do të gjejnë guidën dhe formularin e profilit të kompanisë.

Company Profile Link

Exhibitor Guide Link

BACK TO NEWS