Drejtori Ekzekutiv i AIDA, znj. Laura Saro, ishte pjesë e Misionit sipërmarrës institucional dhe ekonomik në Shqipëri

Drejtori Ekzekutiv i AIDA, znj. Laura Saro, ishte pjesë e Misionit sipërmarrës institucional dhe ekonomik në Shqipëri, që u promovua dhe organizua në bashkëpunim me Delegacionin Confindustria Veneto Es. Misioni ishte i përbërë nga kompani të rëndësishme vendase, të shoqëruar nga Këshilltarja përgjegjëse për Ndërkombëtarizimin, znj. Alessandra Polin.
Misioni u hap me takime institucionale dhe mikpritëse në Shqipëri nga zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Endrit Yzeiraj, i mbështetur nga kabineti i tij dhe nga Drejtori Ekzekutiv i AIDA, znj. Laura Saro. Më pas delegacioni u prit nga ambasadori italian në Tiranë H.E. Fabrizio Bucci, dhe nga Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, z. Eduard Shalsi. Në focus ishte potenciali i përbashkët i territorit dhe mundësi të reja investimi.
Më tej, misioni vazhdoi me fokus operacional, me axhenda pune të personalizuara me takime biznesi dhe vizita kompanish për njohjen e operatorëve më të rëndësishëm vendas.
🇦🇱 🤝 🇮🇹
BACK TO NEWS