Takim informues për subjektet në qarkun Fier dhe Vlorë
Takim informues për subjektet në qarkun Fier dhe Vlorë
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju fton të merrni pjesë në takimin informues për Fondin në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Qarkun Fier dhe Vlorë.
Data:01.08.2024
Ora:11:00
Vendi: “Salla e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak” Bashkia Fier
Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke dërguar të dhënat në: info@aida.gov.al. Për më shumë informacion, telefononi në: +355 (0)42251001.
Dëshironi të zhvilloni biznesin tuaj si NMVM? Të nisni eksportin apo të forconi aftësitë tuaja lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm? Ky është financimi i duhur për biznesin tuaj! Granti mbështet 100% të kostove, sipas dy skemave të kësaj thirrje.
Ju mirëpresim!