THIRRJE PËR APLIKIM PËR PËRZGJEDHJEN E 2 (DY) MENTORËVE PËR OFRIMIN E TRAJNIMIT PËR AKSESIN NË FINANCË DHE PREZANTIMIN DHE SIMULIMIN E IDEVE TË BIZNESIT PËR TË RINJTË E PËRZGJEDHUR NË BASHKITË SHKODËR, VAU I DEJËS DHE MALËSI E MADHE.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qendrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”, “Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014 – 2020”, nën Instrumentin Për Asistencën e Para-Aderimit (IPA II), financuar nga Bashkimi Evropian, dhe në vijim të thirrjes për mentorimin individual për zhvillimin e ideve dhe përgatitjen e planeve të biznesit, (https://aida.gov.al/thirrje-per-aplikim-per-perzgjedhjen-e-mentoreve-per-ofrimin-e-trajnimit-per-sipermarrje-per-te-rinjte-grupmosha-15-29-vjec-dhe-gra-te-papuna-ne-zonen-e-bashkise-shkoder-bashkise-vau-i-dejes-dhe-ba/), shpall thirrjen:
A. Ofrimin e shërbimit të mentorimit për aksesin në financë (access to financing and negotiations).
Pas mentorimit individual për individët e përzgjedhur me njohuri fillestare në fushën e biznesit, janë planifikuar të zhvillohen seanca trajnimi në grup në fushën e aksesit në financë dhe negociatave për të fuqizuar më tej pjesëmarrësit me njohuritë e nevojshme për gjetjen e mënyrave të ndryshme të financimit për biznesin e tyre. Mentorimi do të ofrohet për një periudhë 2 (dy) ditore, në datat 24-25 qershor 2024, në qytetin e Shkodrës.
Buxheti i parashikuar për ofrimin e këtij shërbimi nga mentori është 500 euro, për të dyja ditët e trajnimit dhe përfshin çdo lloj shpenzimi që lidhet me ofrimin dhe kryerjen e këtij shërbimi (transport, akomodim).
B. Simulim në paraqitjen e ideve të biznesit (bussines pitching)
Pas mentorimit për aksesin në financë, janë planifikuar të zhvillohen seanca trajnimi interaktive në grup, për t’i pajisur të trajnuarit me aftësi praktike për të prezantuar idenë e tyre të biznesit para investitorëve potencialë, si dhe për të marrë pjesë në konkursin final për idetë/modelet më të mira, që do të zhvillohet në përmbyllje të të gjithë trajnimeve të ofruara.
Mentorimi do të ofrohet për një periudhë 2 (dy) ditore, në datat 26-27 qershor 2024, në qytetin e Shkodrës.
Buxheti i parashikuar për ofrimin e këtij shërbimi nga mentori është 500 euro, për të dyja ditët e trajnimit dhe përfshin çdo lloj shpenzimi që lidhet me ofrimin dhe kryerjen e këtij shërbimi (transport, akomodim).
DOKUMENTACIONI I APLIKIMIT
Në rastin e individit aplikues, aplikimi duhet të përmbajë:
1. Formularin e aplikimit, të firmosur, që mund ta shkarkoni në linkun: Link
2. Diplomë që vërteton arsimin e kryer në fushën ekonomi-biznes ose të ngjashme.
3. CV e individit aplikues, ku të tregohet qartë përvoja, eksperienca në shërbime të ngjashme, shoqëruar me dokument identifikimi (kartë identiteti dhe/ose pasaportë)
Në rastin e subjekteve juridikë tregtarë, aplikimi duhet të përmbajë:
1. Formularin e aplikimit, të firmosur, që mund ta shkarkoni në linkun:Link
2. Kopje të ekstraktit historik të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), lëshuar jo më vonë se 30 ditë nga momenti i aplikimit;
3. Dokumenti i regjistrimit në organin tatimor (NIPT).
4. Curriculum vitae (CV) të individit/individëve që do realizojë trajnimin, shoqëruar me dokument identifikimi (kartë identiteti dhe/ose pasaportë)
5. Diplomë që vërteton arsimin e kryer në fushën në fushën ekonomi-biznes ose të ngjashme.
Do të preferohen kandidatët për mentorë, të cilë zotërojnë njohuri, përvojë/eksperiencë në realizimin e trajnimeve të ngjashme. Përparësi do të kenë aplikuesit me përvojë të mëparshme në të tilla trajnime (3-5 vjet) me të rinj dhe gra, të vërtetuara përmes kontratave ose çdo dokument tjetër që vërteton eksperiencën.
Të interesuarit duhet të dërgojnë aplikimet e tyre në pranë zyrës së Arshivë – Protokollit, pranë AIDA-s, në adresën: Rruga “Skerdilajd Llagami”, Ndërtesa nr.1, H.6, Tiranë, ose në adresën elektronike të e-mailit info@aida.gov.al, jo më vonë se data 13 qershor 2024, ora 16.30. Aplikimet e dorëzuara përtej datës dhe orës së përcaktuar, nuk do të merren në shqyrtim.
Individët që do të përzgjidhen fitues, duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e mësipërm në gjuhën shqipe, origjinal ose kopje e noterizuar,.
Për çdo pyetje/sqarim në lidhje me këtë thirrje, mund të kontaktoni në adresën elektronike të AIDA-s, info@aida.gov.al.