AIDA HAP THIRRJEN PER GRANTE 2024

Me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, për vitin 2024, AIDA administron  fondin “Për zhvillimin e ndërmarrjeve”, sipas përcaktimeve të nenit 11, shkronja a, të ligjit nr. 43/2022 “Për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme”, i cili financohet nga buxheti i shtetit 

Ftohen të aplikojnë të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), të cilat synojnë rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm. 

Thirrja qëndron e hapur 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data 12 korrik 2024 deri në 11 Gusht 2024.   

Formularët e nevojshëm për t’u plotësuar, i gjeni në linkun: Link

 

 

 

BACK TO NEWS