Fondet e AIDA-s

Fondet 2026

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve hap thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), për vitin 2026. AIDA administron  fondin “Për zhvillimin e ndërmarrjeve”, sipas përcaktimeve të nenit 11, të ligjit nr. 43/2022 “Për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme”, i cili financohet nga buxheti i shtetit.

Kjo thirrje mbështet zhvillimin e NMVM-ve duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, standartizmin, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm. Kjo thirrje synon mbështetjen e NMVM-ve që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të vendit.

Projekt -propozimet e paraqitura nga NMVM-të duhet t’i përmbahen kritereve dhe kushteve të veçanta të përfitimit për NMVM për vitin 2026.

Drejtimet e Thirrjes për mbështetjen financiare nga Programi “Mbështje për Zhvillimin e Biznesit” janë:

SKEMA 1:  MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SHPENZIME KORRENTE

  • · Vlera e financimit deri në 2.500.000 lekë
  • · Mbulimi i kostove 100%

Kostot e mbulueshme:

  • · Certifikim i standardeve të prodhimit/shërbimit (përfshirë konsulencën përkatëse në fazën përgatitore);
  • · Përmirësim i produktit përmes etiketimit, ambalazhimit;
  • · Trajnime të stafit të ndërmarrjes për rritje kapacitetesh në fusha të tilla si: menaxhimi i teknologjive digjitale/inovatore, rrjetet e prokurimit, shërbime marketingu, zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së biznesit, sisteme të reja logjistike softwerike apo pajisje të reja, etj, dhe pajisje me certifikatat përkatëse nga subjekte të licencuara për trajnime;
  • · Krijimi i aplikacioneve apo platformave në funksion të zhvillimit të proceseve lidhur me tregtinë elektronike/e-commerce, produkteve të reja dhe/ose shërbimeve, për të përmbushur kërkesat e industrisë së tregut në vend dhe rajon për të përmirësuar biznesin, sistemet logjistike etj;

 

Thirrja për projekt-propozime do të qëndrojë e hapur 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data 11/05/2026 deri 09/06/2026, ora 16:30.

  1. 1.  Projekt – propozimet e paraqitura nga NMVM-të duhet të realizohen brenda vitit buxhetor që do të thotë se aktivitetet e propozuara së bashku me dokumentacionin financiar dhe raportin përfundimtar, duhet të dorëzohen brenda muajit nëntor 2026

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave do të kryhet nëpërmjet adresës elektronike:   ndermarrje@aida.gov.al

Kriteret dhe kushtet, formularët dhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, janë të përcaktuara në:

  • · Ligjin nr. 43/2022, “Për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”;
  • · Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 29.07.2022, “Për krijimin, funksionimin e anëtarëve të Bordit Vlerësues të Kërkesave, si dhe procedurën konkurruese për dhënien e granteve për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesmë”, i ndryshuar me VKM nr. 407, datë 19.06.2024;
  • · Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 225, datë 01.04.2026 “Për përcaktimin e masës së përfitimit, kritereve dhe kushteve të veçanta të përfitimit për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për vitin 2026”.
  • · Udhëzimin nr. 24, datë 12.07.2022, “Për mënyrën e llogaritjes së të dhënave dhe modelin e deklarimit të kategorisë së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme ”.

Nuk përfitojnë nga ky fond ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të cilat kanë përftituar burime financimi nga donatorë apo institucione financiare kombëtare dhe ndërkombëtare për të njëjtat zëra apo aktivitete të lejuara nga këto projekte.

  • Formularin e kërkesës të plotësuar (shkarkohet nga faqja web e AIDA-s)
  • Formularin e buxhetit (shkarkohet nga faqja web e AIDA-s)
  • Certifikatën e regjistrimit në regjistrin tregtar
  • Ekstraktin Historik të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) me status aktiv
  • Deklaratën për kategorinë e NMVM-ve, në përputhje me parashikimin e dhënë në nenin 5 të ligjit nr. 43/2022 (shkarkohet nga faqja web e AIDA-s)
  • Vërtetim që subjekti ka paguar të gjitha detyrimet tatimore, në momentin e dorëzimit të kërkesës për përfitim fondi, të shkarkuar nga e-Albania;
  • Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, që ka paguar detyrimet doganore në, në momentin e dorëzimit të kërkesës për përfitim fondi, të shkarkuar nga E-Albania
  • Pasqyrat financiare të vitit të fundit të ushtrimit të aktivitetit të certifikuara nga organet tatimore dhe/ose Formulari i deklarimit të të ardhurave, i shkarkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
  • Dëshmi Penaliteti të administratorit të ndërmarrjes, të shkarkuar nga e-albania.
  • Kopje të ID të administratorit të NMVM-së ose prokurë përfaqësimi dhe ID e përfaqësuesit në rast se aplikuesi nuk është administratori i NMVM-së.
  • Çdo dokument tjetër shoqërues që në vlerësimin e aplikuesit mbështet aplikimin e tij/saj.

 

Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen të firmosura dhe vulosura nga aplikuesi, origjinal ose kopje të njehsuar me origjinalin dhe të kenë afat vlefshmërie jo më shumë se 30 ditë nga data e aplikimit për fonde.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet në rrugë elektronike në adresën ndermarrje@aida.gov.al, nënshkruar dhe vulosur nga aplikuesi, original ose kopje e njehsuar me origjinalin në formatin pdf.

Gjithashtu shkarko dhe plotëso dokumentat në linkun:

Për më tepër informacion rreth mënyrës së aplikimit shfletoni broshurën

Social Media

Kerko360.al