Ftesë për pjesëmarrje në panairin Food Ingredients- North America, Supply Side West

Ftesë për pjesëmarrje në panairin Food Ingredients-North America, Supply Side West
Food Ingredients-North America është cilësuar si një nga panairet më të mëdhenj të ushqimit organik, dhe bimëve aromatike dhe medicinale, i cili bashkon blerësit dhe furnizuesit e industrisë së ushqimit, pijeve, suplementeve dietike dhe sportive, për të ndërvepruar dhe eksploruar tendencat e industrisë, risitë shkencore dhe produktet me performancë të lartë.
Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me ITC Albania (Internacional Trade Centre) dhe SIPPO Albania ( Swiss Import Promotion Programme), po planifikojnë pjesëmarrjen me stendë të Shqipërisë në këtë panair, i cili do të zhvillohet në Las Vegas, USA, në datat 30-31 Tetor 2024.
Stenda shqiptare do të përfaqësohet nga një numër i limituar kompanish, të cilat duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
– Të prodhojnë produkte të industrisë ushqimore me cilësi të lartë dhe me potencial eksporti në Amerikë (të dëshmuara me certifikata cilësie dhe/ose sigurie ushqimore)
– Të kenë historik eksportues në vendet e Amerikës
– Të mbulojnë kostot dhe shpenzimet e udhëtimit për 2-3 përfaqësues të kompanisë së tyre
– Të mbulojnë tarifën e marketingut për promovimin e kompanisë së tyre në mediat e panairit
– Përfaqësues/it e kompanisë të jenë njohës të mirë të gjuhës angleze
– Përfaqësues/it e kompanisë të jenë të pajisur me vizë amerikane aktive.
AIDA fton të gjitha kompanitë që kanë interes për të marrë pjesë në panair dhe që plotësojnë kriteret e mësipërme, të plotësojnë formularin e profilit të kompanisë që e gjeni në linkun Link, dhe ta dërgojnë në adresën e emailit: info@aida.gov.al brenda datës 10.06.2024.
Për më shumë informacion rreth panairit, vizitoni: https://www.figlobal.com/north-america/en/exhibit/why-exhibit.html
BACK TO NEWS