𝑭𝒕𝒆𝒔ë 𝒑ë𝒓 𝒔𝒉𝒑𝒓𝒆𝒉𝒋𝒆 𝒊𝒏𝒕𝒆𝒓𝒆𝒔𝒊 𝒑ë𝒓 𝒑𝒋𝒆𝒔ë𝒎𝒂𝒓𝒓𝒋𝒆 𝒏ë 𝒑𝒂𝒏𝒂𝒊𝒓𝒊𝒏 𝑴𝑨𝑪𝑭𝑹𝑼𝑻, 𝒅𝒂𝒕ë 08-10 𝒎𝒂𝒋 2024

𝑭𝒕𝒆𝒔ë 𝒑ë𝒓 𝒔𝒉𝒑𝒓𝒆𝒉𝒋𝒆 𝒊𝒏𝒕𝒆𝒓𝒆𝒔𝒊 𝒑ë𝒓 𝒑𝒋𝒆𝒔ë𝒎𝒂𝒓𝒓𝒋𝒆 𝒏ë 𝒑𝒂𝒏𝒂𝒊𝒓𝒊𝒏 𝑴𝑨𝑪𝑭𝑹𝑼𝑻, 𝒅𝒂𝒕ë 08-10 𝒎𝒂𝒋 2024
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), po planifikon pjesëmarrjen për herë të dytë në një nga panairet më të rëndësishëm të sektorit të fruta-perimeve dhe bimëve aromatike dhe medicinale, “MACFRUT 2024”, i cili do të zhvillohet në Rimini, Itali, në datat 08-10 Maj 2024.
Stenda shqiptare është planifikuar të përfaqësohet nga një numër i limituar kompanish, të cilat duhet të plotësojnë disa kritere të domosdoshme, si edhe profilin e kompanisë të cilat i gjeni në linkun në Bio.
AIDA, fton të gjitha kompanitë që plotësojnë kriteret e mësipërme, të dërgojnë shprehjen e interesit dhe profilin e kompanisë, në adresën e e-mailit: info@aida.gov.al, deri në datën 24.01.2024.
Për më shumë informacion mund të vizitoni edhe faqen zyrtare të panairit: https://www.macfrut.com/en
BACK TO NEWS