Projekte në Zbatim

Projekti  “Skills for Sustainable Employment and Inclusive Economic Growth of Cross-Border Region of Albania and Montenegro – Skills for Jobs Albania – Montenegro” është projekt i financuar nga Bashkimi Europian nga programit “Cross-Border Cooperation Programme Montenegro – Albania 2014-2020, nëpërmjet Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (IPA II).

Implementimi i këtij projekti ka filluar në Shkurt 2023 dhe do të zgjasë deri në Janar 2025.

Palët implementuese të projektit janë: Organizata jo-fitimprurëse në Mal të Zi, Foundation Business Start-Up Centre Bar (partner drejtues/koordinator), Dhoma e Ekonomike e Malit të Zi (partner), Agjencia Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (partner) dhe organizata jo-fitimprurëse e bazuar në qytetin e Shkodrës “Go2 Albania Organization” (partner i asociuar).

Qëllimi kryesor i këtij projekti është nxitja e punësimit dhe përfshirja sociale duke lehtësuar hyrjen në tregun e punës për të rinjtë dhe gratë në zonat ndërkufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Target-grupi i synuar përfshin punëkërkuesit me nivel të ulët dhe të mesëm arsimimi, nivel të ulët kualifikimi dhe me aftësi që nuk përputhen me kërkesën e tregut të punës, të rinjtë (mosha 15 deri në 29 vjeç) dhe gratë që kërkojnë punësim.

AIDA është pika kryesore e të gjitha aktiviteteve që do të zhvillohen në Shqipëri, që nga identifikimi dhe koordinimi i pjesëmarrësve në trajnim dhe mentorim, si dhe punëdhënësve dhe bizneseve që do të përfshihen në këtë projekt.

Aktivitetet e përfshira në implementimin e këtij projekti do të realizohen mes Shqipërisë (Bashkia Shkodër, Bashkia e Vaut të Dejës, Bashkia e Malësisë së Madhe) dhe Malit të Zi (Podgoricë, Tuz, Budva, Bar, Ulqin, Danilovgrad dhe Cetinje).

Për më shumë informacion ndiqni linkun në vazhdim:

Workshopi trajnues për bizneset e përzgjedhura në kuadër të projektit “Aftësi për punësim të qendrueshëm dhe rritje ekonomike gjithëpërfshirëse rë rajonit ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi”

Thirrje për ekspert në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për punësim të qendrueshëm dhe rritje ekonomike gjithëpërfshirëse rë rajonit ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014 -2020”

Shtyhyet afati i thirrjes për aplikim për biznese punëdhënës që janë të interesuar të ofrojnë trajnime për të rinjtë (15-29 vjeç) dhe gratë e papuna në zonën e Bashkisë Shkodër, Bashkia Vau i Dejës dhe Bashkia Malësi e Madhe.

Shtyhyet afati i thirrjes për aplikim për të gjithë individët e papunë, të rinjtë (15-29 vjeç) dhe gratë në zonat e Bashkisë Shkodër, Bashkia Vau i Dejës dhe Bashkia Malësi e Madhe të aplikojnë për trajnim në punë.

Thirrje për aplikim për biznese punëdhënës që janë të interesuar të ofrojnë trajnime për të rinjtë (15-29 vjeç) dhe gratë e papuna në zonën e Bashkisë Shkodër, Bashkia Vau i Dejës dhe Bashkia Malësi e Madhe

Thirrje për aplikim për të gjithë individët e papunë, të rinjtë (15-29 vjeç) dhe gratë në zonat e Bashkisë Shkodër, Bashkia Vau i Dejës dhe Bashkia Malësi e Madhe të aplikojnë për trajnime në punë.

Rezultatet e pjesëmarrjes në “Konferencën për mundësitë e punësimit dhe tendencat e tregut të punës në zonën ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”

Pjesëmarrja e AIDA-s në konferencën hapëse të projektit

Social Media