Udhëzues Taksash

Udhezues Taksash

Sistemi tatimor në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga një paketë ligjesh, udhëzimesh, rregulloresh, marrëveshjesh tatimore me vendet e tjera, në të cilat gjejnë pasqyrim llojet e tatimeve dhe taksave që aplikohen në Shqipëri, nivelet e tyre, procedurat për vendosjen, ndryshimin dhe heqjen e tatimeve, procedurat e vlerësimit dhe mbledhjes së detyrimeve tatimore, si dhe format dhe metodat e kontrollit tatimor.
Personat juridikë dhe fizikë në Republikën e Shqipërisë janë subjekt i tatimeve dhe taksave si më poshtë:

Në taksat vendore përfshihen:

  1. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
  2. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat, taksa mbi tokën bujqësore dhe taksa mbi truallin.
  3. Taksa e fjetjes në hotel.
  4. Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.
  5. Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme.
  6. Taksa e tabelës.
  7. Taksa të përkohshme.

Në taksat kombëtare përfshihen:

  1. Taksa portuale.
  2. Taksa e qarkullimit për benzinën.
  3. Taksa e mjeteve të përdorura të transportit.
  4. Taksa e rentës minerare.
  5. Taksa e akteve dhe e pullës.
  6. Taksa e karbonit për benzinën.
  7. Taksa e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit, etj

Social Media