AIDA

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), është themeluar dhe funksionon në bazë të ligjit nr. 10303, datë 15.07.2010, “Për themelimin dhe organizimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve”.

AIDA është pjesë e aparatit organizativ të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Fokusi i agjencisë është të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit privat, forcimin e potencialit eksportues të vendit, promovimin dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, si edhe promovimin e potencialit turistik të vendit.

Si ndërmjetës mes investitorëve të huaj dhe Qeverisë së Shqipërisë, AIDA siguron qasje në informacione të përditësuara, siguron një mënyrë efikase të komunikimit me organet qeveritare dhe shërben si një “One-Stop-Shop”, duke mbështetur investitorët gjatë gjithë procesit të investimit.

Kontributi i drejtpërdrejtë i AIDA-s në zhvillimin ekonomik të vendit theksohet përmes:

Lehtësimit dhe Mbështetjes së Investimeve të Drejtpërdrejta në Shqipëri

Lehtësimit dhe mbështetjes së investimeve të drejtpërdrejta në Shqipëri.

Rritjes dhe Konkurrencës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM).

Rritjes dhe konkurrencës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, (NVM).

Promovimit dhe Ofrimit të Ndihmës për Eksportet e Mallrave dhe Shërbimeve

Promovimit dhe ofrimit të ndihmës për eksportet e mallrave dhe shërbimeve.

Ne mbështesim investimin tuaj!

Agjencia ndërmerr të gjitha nismat e nevojshme për zhvillimin e sektorit privat dhe për përmirësimin e klimës së biznesit, duke ndjekur dhe ndihmuar subjektet tregtare private në të gjitha fazat e veprimtarisë së tyre të biznesit, përmes ndërhyrjes dhe bashkëpunimit me subjektet e tregtisë së jashtme dhe organet shtetërore.

AIDA ju ndihmon të investoni në Shqipëri
duke ju mbështetur me:

Informacione mbi mundësitë e investimit në Shqipëri dhe arsyet kryesore përse vendi ynë është tërheqës për investimet e huaja direkte. Të gjithë informacionin rreth ekonomisë së Shqipërisë, burimeve njerëzore, infrastrukturës, stimujve investues prezantohen në një shkallë të gjerë me dokumente në shqip dhe anglisht.
Progresi mbresëlënës i vendit në përmirësimin e klimës së biznesit është dokumentuar mirë në një numër treguesish ndërkombëtarë. Shqipëria konsiderohet si një politikë e qëndrueshme, e vendosur në zemër të Evropës, destinacion i lirë për të investuar me kosto të ulët biznesi.
Në AIDA, ekipi ynë i specializuar, multidisiplinar do t’ju ofrojë shërbime profesionale pa kosto, të përshtatura me nevojat e projektit tuaj.

Adresa

Rruga “Skerdilajd Llagami”, Nd. 1, H.6, Kodi postar 1019, Njësia administrative 2, Tiranë

Tel

+355 (0)42 251 001

Email

info@aida.gov.al

Orari

08:00 – 16:30 E Hënë – E Enjte
08:00 – 14.00 E Premte

Social Media