Manifakturë

Manifakturë

Shqipëria ka një sektor të fortë dhe të gjallë të prodhimit, i cili drejtohet nga ndërmarrje mjaft të suksesshme në industrinë e tekstilit dhe këpucëve.

Duke pasur këtë përvojë të shkëlqyeshme dhe fuqi punëtore të aftë, Shqipëria ofron një potencial të madh për të diversifikuar ekonominë e saj, duke kaluar nga industria e tekstilit dhe këpucëve në industrinë e automobilave. Fakte kyçe të sektorit të manifakturës

Rritje e vazhdueshme e eksporteve të sektorit përgjatë viteve të fundit;

Në vitin 2024, produktet më të eksportuara janë kategoria “Tekstile dhe këpucë” me 28% të totalit të eksporteve, të ndjekura më pas prej grupit të mallrave “Minerale, lëndë djegëse dhe energji”, si dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” përkatësisht 19% dhe 18% secila. Industria e përpunimit në regjimin fason me kosto konkurruese e drejtuar kryesisht nga prodhimi i veshjeve dhe i këpucëve prej lëkure me cilësi të lartë;

Ekspertizë e rëndësishme e grumbulluar në këtë fushë përgjatë 20 viteve të fundit.

Partneritetet me kompanitë më të njohura dhe shitësit me pakicë në të gjithë Evropën. Tregjet kryesore janë Italia, Gjermania, Greqia, Franca dhe Hollanda.

Shkarko PDF

PDF

Segmente Kyçe Të Manifakturës Për Të Zhvilluar Biznes

Industria e Tekstilit dhe Veshjeve

Industria e Këpucëve

Industria Automotive

Industria Plastike

Social Media

Kerko360.al