Panaire/Expo

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), me qëllim mbështetjen ndaj ndërmarrjeve shqiptare, promovon rritjen e pranisë së tyre në tregjet ndërkombëtare, asiston në krijimin e lidhjeve dhe mundësive të bashkëpunimit me biznese të huaja, ofron shërbime mbështetëse dhe asistencë teknike për rritjen e eksporteve, organizon konferenca, forume, panaire, si edhe aktivitete të tjera promovuese që synojnë pjesëmarrjen e ndërmarrjeve shqiptare që prodhojnë mallra dhe që ofrojnë shërbime të destinuara për eksport.

Duke qenë se panairet përbëjnë një nga mundësitë e drejtpërdrejta që ndërmarrjet mund të shfrytëzojnë për të ekspozuar mallrat dhe shërbimet e tyre, për të ndërmarrë dhe zhvilluar më tej marrëdhënie biznesi, për të monitoruar konkurrencën, për të krijuar kontakte dhe për të shkëmbyer eksperienca, por edhe për të thjeshtësuar hyrjen në tregje të ndërkombëtare, është e rëndësishme që prezantimi dhe pjesëmarrja të bëhet në mënyrë profesionale.

Nëpërmjet kësaj guide, AIDA synon të informojë çdo subjekt të interesuar me informacione dhe rregulla të nevojshme mbi pjesëmarrjen në panaire. Guida ka për qëllim të shërbejë si udhëzues dhe pikë e përbashkët referimi për t’ju ardhur në ndihmë ndërmarrjeve, lidhur me objektivat e pjesëmarrjes në panair, identifikimin e panairit më të përshtatshëm, kriteret e vendimmarrjes, planifikimin dhe pjesëmarrjen.

Në fund të guides ofrohen edhe disa këshilla dhe rekomandime me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe aftësive të ndërmarrjeve mbi pjesëmarrjen në panaire.

Për më tepër shfletoni guidën në linkun e mëposhtëm:

Guidë e shkurtër për pjesëmarrjen e NMVM në panaire

Social Media