Home » Investimet në Shqipëri » IHD
Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, trendi i IHD-ve në terma të fluksit, vijon si më poshtë:
|
VITI |
2020 |
2021 |
2022 |
2023 |
2024 |
2025 |
T1 2026 |
|
FLUKSI (mln EURO) |
937 |
1,033 |
1,372 |
1,499 |
1,583 |
1,635 |
404 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Për periudhën Janar – Mars 2026 (T1), indikatori i fluksit shënon vlerën € 404 milionë, niveli më i lartë historik për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të
një viti më parë, kur fluksi shënonte € 362 milionë, vihet re një rritje me 11.6%, ose € 42 milionë.
|
FLUKSI (MLN €) |
|
|
T1 2025 |
362 |
|
T1 2026 |
404 |

Për T1 2026, fluksi i investimeve të huaja në vend është dominuar nga Austria e cila ka kontribuar me rreth 14.8% në fluksin total, e ndjekur nga Italia dhe Hollanda të cilat kanë kontribuar me 12.1% dhe 11.8% ndaj totalit dhe më pas nga Turqia dhe Kosova me përkatësisht 11.6% dhe 7.9%.
[1] 51 milionë Euro i përkasin ‘Të tjera për arsye konfidencialiteti’.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse të fluksit për T1 2026 sipas shteteve kryesore:
|
SHTETI |
FLUKSI T1 2026 (mln EUR) |
|
Austri |
60 |
|
Itali |
49 |
|
Hollandë |
48 |
|
Turqi |
47 |
|
Kosovë |
32 |
Burimi: Banka
e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Për T1 2026, burimi kryesor i hyrjeve të fluksit të IHD-ve ishte nga Aktivitetet e pasurive të paluajtshme që përfaqësonte 42.5 % të fluksit total.
Sektorë të tjerë ekonomik me një kontribut të lartë në IHD janë sektori i Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit me 16.8%, si edhe i Energjisë elektrike, gazit dhe furnizimit me ujë, Industrisë përpunuese dhe Tregtia me shumicë dhe pakicë me përkatësisht 9.4%, 7.4% dhe 6.4% ndaj totalit.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse të fluksit për T1 2026 sipas aktiviteteve ekonomike kryesore:
|
AKTIVITETI EKONOMIK |
VLERA E FLUKSIT MARS 2026 (mln EURO) |
|
Aktivitete të pasurive të |
172 |
|
Aktivitete financiare dhe të |
68 |
|
Energjia elektrike, gazi dhe |
38 |
|
Industria |
30 |
|
Tregtia me shumicë dhe |
26 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, trendi i investimeve të huaja direkte (IHD) në terma të stokut, vijon si më poshtë:
VITI | 2020 | 2021 | 2022 | 2023 | 2024 | 2025 | T1 2026 |
STOKU (mln EURO) | 8,482 | 9,283 | 11,064 | 13,261 | 15,414 | 16,993 | 17,437 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Në fund të Mars 2026, indikatori i stokut shënon vlerën rreth € 17.4 miliardë, duke shënuar shifër rekord në stokun e investimeve të huaja direkte në vend. Krahasuar me fundin e periudhës T4 të vitit paraardhës, treguesi i stokut ka pësuar një rritje me rreth 444 milionë Euro.
Në fund të Mars 2026, stoku i investimeve të huaja në vend është dominuar nga Hollanda e cila ka kontribuar me rreth 16.2% në stokun total, e ndjekur nga Zvicra me 13.6%, Kanadaja me 11.9%, Italia me 11% dhe Turqia me 8.4%.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse të stokut për T1 2026 sipas shteteve kryesore:
SHTETI | VLERA E STOKUT MARS 2026 (mln EURO) |
Hollandë | 2,834 |
Zvicër | 2,374 |
Kanada | 2,084 |
Itali | 1,922 |
Turqi | 1,470 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori
Në fund të Mars 2026, burimi kryesor i hyrjeve të stokut të IHD-ve ishte Energjia elektrike, gazi, dhe furnizimi me ujë që përfaqësonte 22.4% të stokut total. Sektorë të tjerë ekonomik me një kontribut të lartë në IHD në terma të stokut janë sektori i Aktiviteteve të pasurive të paluajtshme me 16.2%, i Industrisë nxjerrëse me 15.8%, i Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit me 10.8% dhe i Informacionit dhe Komunikacionit me 9.3% ndaj totalit.
Më poshtë gjendet tabela me vlerat përkatëse të stokut në fund të periudhës T1 2026 sipas aktiviteteve ekonomike kryesore:
AKTIVITETI EKONOMIK | VLERA E STOKUT MARS 2026 (mln EURO) |
Energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar | 3,909 |
Aktivitete të pasurive të paluajtshme | 2,825 |
Industria nxjerrëse | 2,756 |
Aktivitete financiare dhe të sigurimit | 1,899 |
Informacioni dhe komunikacioni | 1,629 |
Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunuar nga autori