AIDA mirëpret përfaqësues të Deloitte Germany për të diskutuar mbi një investim të mundshëm në sektorin SSC në Shqipëri

AIDA mirëpret përfaqësues të Deloitte Germany për të diskutuar mbi një investim të mundshëm në sektorin SSC në Shqipëri
Në kuadër të mbështetjes për nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri, AIDA mirëpriti përfaqësues të Deloitte Germany: znj. Ana Gombovic & z. Hans-Christian Busch, konsulentë strategjik në fushën e Real Estate & Transformation.
Qëllimi i vizitës lidhej me asistimin e një klienti potencial gjerman, i cili ka shprehur interes për të investuar në sektorin e Qendrave të Shërbimeve të Përbashkëta (SSC) në Shqipëri.
Në rolin e saj si një “one-stop-shop” për investitorët, AIDA organizoi dhe ndërmjetësoi një sërë takimesh me bashkëpunëtorë të mundshëm që mund të kontribuojnë në realizimin e këtij projekti.
Të pranishëm në takim ishin:
• Znj. Florenca Haxhi, CEO e Durana Techno Park, e cila prezantoi në detaje projektin që pritet të zbatohet, duke përfshirë incentivat fiskale, përfitimet financiare dhe lehtësitë administrative që u ofrohen kompanive të teknologjisë së informacionit dhe nomadëve digjitalë.
• Znj. Elona Poga, përfaqësuese e Shoqatës ABSL, e cila theksoi rëndësinë e programeve për edukimin dhe trajnimin e talenteve të rinj në fushën e shërbimeve të biznesit dhe teknologjisë.
• Rekrutues të tregut vendas, të cilët ndanë ekspertizën e tyre mbi veçoritë e tregut të punës në Shqipëri.
• Znj. Elona Ymeri, përfaqësuese e kompanisë Assist Digital, e cila ndau eksperiencën e kësaj kompanie në sektorin konsulencë dhe teknologji dixhitale në Shqipëri që prej vitit 2016.
Tryeza e rrumbullakët e takimet e zhvilluara shërbyen për të adresuar shumë nga pyetjet dhe interesat e përfaqësuesve të Deloitte, jo vetëm në lidhje me sektorin e IT-së, por edhe me tregun e punës, disponueshmërinë e fuqisë punëtore, kërkesën në rritje dhe perspektivën e përgjithshme që ofron Shqipëria në fushën e ICT/BPO dhe SSC.
9
BACK TO NEWS