27 June 2025
Dita Ndërkombëtare e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NMVM), shënohet sot më 27 Qershor, është një iniciativë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kjo për të theksuar rolin jetik të këtyre bizneseve në zhvillimin ekonomik global.
NMVM-të përbëjnë mbi 90% të të gjitha bizneseve, kontribuojnë ndjeshëm në punësim dhe GDP, ato janë burim i inovacionit dhe qëndrueshmërisë ekonomike.
Kjo ditë shërben për të rritur ndërgjegjësimin mbi sfidat që ato përballin dhe për të promovuar politika mbështetëse që forcojnë konkurrueshmërinë dhe përfshirjen ekonomike.
Roli i AIDA-s në Mbështetjen e NMVM-ve Shqiptare
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka qenë një aktor kyç në fuqizimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme NMVM-ve në Shqipëri. AIDA vepron si një urë lidhëse mes sektorit privat, investitorëve dhe politikëbërësve, me misionin për të rritur konkurrueshmërinë dhe ndërkombëtarizimin e bizneseve shqiptare.
Disa nga arritjet kryesore të AIDA-s për periudhën 2024–2025 përfshijnë:
Pjesëmarrjen e 70 NMVM-ve në panaire dhe ekspozita në Shqipëri, Europë dhe SHBA;
Mbështetjen për 188 NMVM për investime në teknologji, pajisje, certifikime dhe zhvillim digjital;
Trajnime falas dhe mentorim për rritjen e kapaciteteve eksportuese dhe përputhjen me standardet e BE-së;
Regjistrimin e 100+ kompanive shqiptare në platformën ExportAlbania.al, promovimi i produkteve “Made in Albania”;
Mbi 1,000 NMVM të asistuara me informacione dhe asistencë teknike mbi grantet, panairet, aksesin në finance, takime door to door;
Me mbeshtetjen e projektit Enterprise Europe Network (EEN), AIDA mbeshteti 292 biznese duke ofruar shërbime të personalizuara për rritje, inovacion dhe ndërkombëtarizim.
Iniciativa si “Match-Maker” (ndërlidhje me blerës të huaj nga 37 shtete) dhe “Zan’Art” (rivitalizimi i artizanatit tradicional ku morën pjesë 50 artizanë) për të bërë kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme nyje kryesore në ekosistem.
Çdo biznes i madh nis si i vogël.

