After-Care, vizita përmbyllëse me kompanitë në qytetin e Vlorës

Stafi i programit të përkujdesjes ndaj investitorit, After-Care pranë AIDA-s, ka vijuar takimet përmbyllëse me kompani në qytetin e Vlorës. Së bashku me përfaqësues nga Bashkia e këtij qyteti, After-Care ka patur rastin të vizitojë dy kompani të cilat zhvillojnë biznesin e tyre në Vlorë.

Kompania e parë ka qenë Alb Sale, ku Z. Cipi na ka prezantuar më hollësisht me aktivitetin e saj. Alb Sale operon kryesisht në sektorin ushqimor, konkretisht me prodhimin, paketimin dhe shitjen e kripës. Kompania zhvillon biznesin e saj prej 10 vjetësh dhe eksporton në vendet e Ballkanit dhe më gjerë në Europë.

Takimet në Bashkinë Vlorë u mbyllën me vizitën në kompaninë MetalPro 2015, me aktivitet në fushën e regjimit të përpunimit aktiv, me lëndë të parë italiane. Kompania merrej me prodhimin e skeleteve të motorrave sipas porosisë që i vjen nga shteti fqinj.

BACK TO NEWS