Aftercare viziton kompani në qarkun Durrës

Sektori i përkujdesjes ndaj investitorit/Aftercare pranë AIDA-s, së bashku me punonjës të Bashkisë e Durrësit kanë vizituar më datë 24 prill, kompanitë operuese në sektorin automotiv dhe elektronik.

Vizitat u zhvilluan përkatësisht në kompanitë Rework shpk, Giobert dhe Climb Cat.

Kompania Rework shpk, e cila është asistuar nga AIDA që në hapat e para të nisjes së aktivitetit në Shqipëri, prej gati tre vitesh tashmë ka treguar një rritje dhe zhvillim në cilësinë e produkteve që ajo ofron.

Sot, ajo numëron 42 punonjës në sektorin e prodhimit dhe instalimit të produkteve elektronike, si qarqe, gps etj. Kompania synon të mbyllë të gjithë ciklin e prodhimi të këtyre pajisjeve në Shqipëri në një periudhë afatshkurtër.

Vizitat vazhduan pranë ambienteve të kompanisë Giobert Albania. Operuese prej gati një viti në tregun Shqipëtar, por me një histori që daton ne 1953. Kjo kompani është e specializuar në industrinë mekanike dhe elektromekanike. Më konkretisht kompania merret me prodhimin e pjesëve të makinave për klientë të rëndësishëm si Fiat dhe BMW.

Takimi përmbyllës u krye në ambientet e kompanisë Climb Cat. Edhe kjo kompani është në fillesat e saj në tregun shqipëtar përsa i përket prodhimit dhe eksportimit të makinerive dhe agregateve agro-indutriale.

BACK TO NEWS