AIDA dhe ABSL Albania në vizitë aftercare pranë Hermex

Në kuadër të fushatës Aftercare për vitin 2025 në sektorin ICT/BPO, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me ABSL Albania, realizoi një vizitë pranë kompanisë Hermex.

Hermex është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2020, e specializuar në zhvillimin e faqeve të internetit dhe zgjidhjeve e-commerce. Kompania ka ndërtuar një portofol të qëndrueshëm klientësh nga tregje ndërkombëtare si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Greqia dhe Shqipëria, duke ofruar shërbime të personalizuara dhe inovative për bizneset që kërkojnë prezencë dhe performancë të avancuar online.

Gjatë vizitës, u diskutuan sfidat dhe nevojat aktuale të kompanisë, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm me institucionet dhe aktorët e tregut për përmirësimin e klimës së biznesit në këtë sektor me potencial të lartë zhvillimi.