AIDA dhe ABSL Albania në vizitë aftercare pranë Novus Albania

AIDA dhe ABSL Albania në vizitë aftercare pranë Novus Albania
🔷️ Në vijim të fushatës Aftercare për vitin 2025 në sektorin ICT/BPO, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me ABSL Albania, realizoi një vizitë pranë kompanisë Novus Albania.
👉 Novus Albania është një kompani me kapital kosovar, e themeluar fillimisht në Kosovë në vitin 2012 dhe e pranishme në Shqipëri prej më shumë se një viti. Kompania ka gjithashtu zyra në Maqedoninë e Veriut dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një eksperiencë të gjatë dhe një portofol të pasur prej mbi 150 projektesh të implementuara me sukses, Novus është specializuar kryesisht në fushat e cybersecurity, zhvillimit të sistemeve dhe zhvendosjes së data center.
🔸️ Gjatë vizitës, u diskutua eksperienca e kompanisë në tregun shqiptar, si dhe nevojat për mbështetje institucionale në rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm.
BACK TO NEWS