AIDA dhe Enterprise Greece thellojnë bashkëpunimin për promovimin e investimeve

🤝Sot, në ambientet e AIDA-s, drejtoresha ekzekutive znj. Laura Saro, së bashku me ekipin e Drejtorisë së Investimeve të Huaja Direkte, Partneritetit dhe Kërkimit, mirëpriti z. Dimitris Skalkos, President i Enterprise Greece dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, si edhe znj. Maria Koumoutsakou nga Ambasada e Greqisë.
📈Takimi riafirmoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy institucioneve, i formalizuar përmes Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU), duke theksuar shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në promovimin e investimeve.
♻️Palët diskutuan mbi mundësi të reja bashkëpunimi, rritjen e flukseve investuese dhe zhvillimin e projekteve të qëndrueshme që nxisin një klimë më të favorshme biznesi dhe kontribuojnë në rritjen ekonomike rajonale.
BACK TO NEWS