AIDA dhe JETRO thellojnë bashkëpunimin për tregti dhe investime

AIDA dhe JETRO thellojnë bashkëpunimin për tregti dhe investime
Në vijim të përgatitjeve për Forumin e Biznesit në Tokio dhe intensifikimit të kontakteve me partnerët japonezë, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, zhvilloi një takim me z. Susumu Kataoka, President i Japan External Trade Organization (JETRO).
Diskutimi u përqendrua në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri. Znj. Saro po ashtu theksoi potencialin e produkteve shqiptare për eksport, ndërsa Z. Kataoka shprehu gatishmërinë për të lehtësuar lidhjet mes bizneseve përmes platformave dhe misioneve të biznesit. Palët dakordësuan vijimin e bashkëpunimit për konkretizimin e projekteve të përbashkëta.
BACK TO NEWS