AIDA forcon bashkëpunimin me JICA për zhvillimin e SME-ve dhe rritjen e eksporteve
AIDA forcon bashkëpunimin me JICA për zhvillimin e SME-ve dhe rritjen e eksporteve
Në kuadër të Forumit të Biznesit Japoni–Shqipëri që do të mbahet në Tokio, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s Znj. Laura Saro zhvilloi një takim me z. Kei Toyama, Drejtor i Përgjithshëm i Departamentit Lindje e Mesme-Evropë pranë Japan International Cooperation Agency (JICA), për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Bisedimet u fokusuan në zhvillimin rural, turizëm, punësim dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Znj. Saro theksoi nevojën për programe trajnimi për SME-të shqiptare, në funksion të rritjes së eksporteve dhe procesit të integrimit në BE, në një fazë tashmë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Palët riafirmuan angazhimin për vijimin e bashkëpunimit konkret.

