AIDA fton bizneset shqiptare të bëhen pjesë e Misionit të Biznesit në Tokio, Japoni.
AIDA fton bizneset shqiptare të bëhen pjesë e Misionit të Biznesit në Tokio, Japoni.
Ky mision përfaqëson një mundësi konkrete për të prezantuar kompaninë tuaj në tregun japonez, për të krijuar kontakte të reja biznesi dhe për të eksploruar potencialin e bashkëpunimit me kompani japoneze, veçanërisht në sektorët e energjisë, infrastrukturës dhe shërbimeve.
Bizneset e interesuara janë të ftuara të shprehin interesin e tyre duke kontaktuar në adresën e emailit info@aida.gov.al, deri më 23 janar 2026.
Për çdo informacion shtesë, ju lutemi na kontaktoni.

