AIDA fton NVM-të dhe startup-et shqiptare të aplikojnë në WIPO Global Awards 2026
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) informon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare, si dhe startup-et inovative, mbi hapjen e aplikimeve për WIPO Global Awards 2026, çmimet e Kombeve të Bashkuara për biznese inovative dhe kreative.
Kjo iniciativë ndërkombëtare synon të vlerësojë biznese që përdorin inovacionin, kreativitetin dhe pronësinë intelektuale për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të zgjeruar praninë e tyre në tregjet ndërkombëtare.

