AIDA hap thirrjen për Praktikë Studentore!

AIDA hap thirrjen për Praktikë Studentore!
Je student ekselent dhe kërkon një mundësi për ta kthyer dijen në eksperiencë?
AIDA të fton të bëhesh pjesë e ekipit tonë përmes programit të praktikës studentore!
Kjo është mundësia jote për të mësuar nga profesionistë, për të punuar në projekte konkrete dhe për të ndërtuar themelet e karrierës tënde.
👥 Kush mund të aplikojë?
Studentë në vitin e fundit Bachelor ose Master, me mesatare 9.0 – 10.0, nga fushat:
• Ekonomi | Menaxhim Biznesi | Shkenca Politike
• Arkitekturë | Gjeodezi | Topografi | Design
• Dizajn Interieri | Dizajn Urban | Multimedia
• Statistikë | Ekonomiks | Financë | Gazetari
• Inxhinieri Informatike | Matematikë | Drejtësi
📄 Çfarë kërkojmë në aplikim?
• CV
• Listë notash
• Vërtetim studenti
• Projekte ose punime (opsionale)
⏳ Kohëzgjatja e praktikës
• 3–6 muaj
• Fillon nga 15 Shkurti deri më 1 Mars
🎓 Çfarë përfiton?
• Eksperiencë profesionale
• Certifikatë për përfundimin e praktikës
• Letër reference
• Plotësim i praktikës së detyruar shkollore (kur aplikohet)
• Mundësi punësimi për studentët më të dalluar
🌟 Po kërkojmë individë që kanë:
• Kreativitet dhe sens estetik të zhvilluar
• Aftësi shumë të mira organizative
• Respektim të afateve
• Fleksibilitet dhe dëshirë për angazhim të vazhdueshëm
Nëse mendon se je gati për këtë hap profesional — AIDA po të pret!
Dërgoje interesin tënd në: info@aida.gov.al
BACK TO NEWS