AIDA ju fton të merrni pjesë në Azerbaijan International Real Estate Exhibition 2026 (AIREX) | 4-6 Nentor, Baku

AIDA ju fton të merrni pjesë në Azerbaijan International Real Estate Exhibition 2026 (AIREX) | 4-6 Nentor, Baku
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton kompanitë shqiptare që operojnë në sektorin e ndërtimit, pasurive të paluajtshme, arkitekturës dhe shërbimeve të lidhura, të marrin pjesë në AIREX 2026, e cila do të zhvillohet në datat 4–6 nëntor 2026, në Baku, Azerbajxhan.
Ky event përfaqëson një nga ekspozitat më të rëndësishme ndërkombëtare në rajon për industrinë e real estate, duke ofruar një platformë të shkëlqyer për promovim dhe bashkëpunim.
Çfarë është AIREX?
AIREX është një platformë prestigjioze që bashkon zhvillues, investitorë, agjenci imobiliare, institucione financiare dhe profesionistë të sektorit nga rajoni i Kaukazit dhe më gjerë. Në edicionet e mëparshme, ekspozita ka mbledhur dhjetëra kompani ndërkombëtare dhe mijëra vizitorë profesionistë, duke krijuar mundësi të vlefshme bashkëpunimi dhe investimi.
Pse duhet të merrni pjesë?
🔹 Promovoni projektet dhe shërbimet tuaja në një treg në zhvillim
🔹 Lidheni me investitorë dhe partnerë potencialë ndërkombëtarë
🔹 Zbuloni tendencat më të fundit në sektorin e pasurive të paluajtshme
🔹 Zgjeroni rrjetin tuaj të kontakteve dhe mundësitë për eksport të shërbimeve
🔹 Poziciononi kompaninë tuaj në një platformë rajonale me potencial të lartë
Çfarë mundësish ofron pjesëmarrja?
• Takime të organizuara B2B
• Prezantim i projekteve dhe portofolit tuaj
• Rritje e dukshmërisë në tregjet ndërkombëtare
• Mundësi për partneritete strategjike dhe investime të reja
Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm!
Për më shumë informacion dhe aplikim:
BACK TO NEWS