AIDA, ju fton të merrni pjesë në Samitin e III-të të Diasporës Shqiptare dhe Ditës Arbëreshe, që do të zhvillohet në Tiranë në datën 22-23 nëntor 2023.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton të merrni pjesë në Samitin e III-të të Diasporës Shqiptare dhe Ditës Arbëreshe, që do të zhvillohet në Tiranë në datën 22-23 nëntor 2023.
Në kuadër të këtij aktiviteti, do të mbahet edhe paneli “Diaspora Shqiptare për Zhvillimin e Qëndrueshëm”, e kryesuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, më datë 23 nëntor, ora 14:30, në hotel Mariott, Salla Amantia.
Tëmat kryesore të diskutimit të panelit do të jenë:
•Aktivizimi i kapitalit të Diasporës në ndërtimin e Sipërmarrjes Shqiptare;
•Urat lidhëse të Diasporës në zhvillimin e Sektorëve prioritarë në Shqipëri;
•Sipërmarrja inovative dhe Diaspora.