AIDA, ju informon se në datat 4-8 Mars 2024, do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit “Expodireto Cotrijal”, në qytetin Não-Me-Toque, Shteti i Rio Grande do Sul, Brazil.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se në datat 4-8 Mars 2024, do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit “Expodireto Cotrijal”, në qytetin Não-Me-Toque, Shteti i Rio Grande do Sul, Brazil.
Panairi “Expodireto Cotrijal” pret numrin më të madh të delegacioneve, autoriteteve, importuesve, dhomave të tregtisë, tregtarë, gazetarë, opinionistë nga jashtë, etj.
Nëpërmjet International Point në panairin “Expodireto Cotrijal”, importuesit që përfaqësojnë më shumë se 70 vende, mund të vizitojnë stendat e më shumë se 590 ekspozuesve dhe të zhvillojnë takime për vendosjen e bashkëpunimeve.
Gjithashtu, pjesëmarrësit do të mund të vizitojnë Pavijonin Ndërkombëtar dhe takojnë prodhues të ndryshëm brazilianë të Agrobiznesit me makineri, pajisje dhe mjete bujqësore, drithëra, mish dhe produkte qumështi.
Për informacione më të detajuara mund të klikoni link-un: https://bit.ly/Documents-International-Area-2024 , si dhe shikoni prezantimet e Zonës Ndërkombëtare në Edicionin e 23-të të Panairit në: https://linktr.ee/mmconnection.
BACK TO NEWS