AIDA ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e edicionit të pestë të Forumit Ekonomik të Tiranës pjesë e organizimit të Delphi Economic Forum

✨AIDA ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e edicionit të pestë të Forumit Ekonomik të Tiranës pjesë e organizimit të Delphi Economic Forum, ky forum do të zhvillohet më 20–21 tetor 2025, në Tiranë. Tema e këtij edicioni do të jetë:
“Drejt së ardhmes: Shqipëria, rritja e qëndrueshme në ekonominë rajonale.”
🔷Pas suksesit të edicionit të katërt të mbajtur në vitin 2022, ky forum rikthehet si një platformë strategjike për të theksuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në zhvillimet ekonomike të rajonit.
🔶Në qendër të diskutimeve do të jetë trajektorja pozitive e zhvillimit ekonomik të vendit, reformat dhe rritja e qëndrueshme në përputhje me objektivat afatgjata.
Forumi do të shërbejë si një pikëtakim mes aktorëve institucionalë, partnerëve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve të biznesit, për të ndarë vizionin dhe angazhimin drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.
🔆Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet integrimit evropian dhe rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, me vizionin “Shqipëria 2030”.
Tema të rëndësishme si energjia, zhvillimi i qëndrueshëm, infrastruktura moderne dhe roli i Shqipërisë si një qendër rajonale për këto fusha do të jenë pjesë e diskutimeve mes liderëve të rajonit dhe përtej tij.
BACK TO NEWS